Strugani Lirim Kaba vazhdon të jetë një nga shqiptarët më të suksesshëm në
fushën e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mban detyrën e
sherifit dhe komandantit në Passaic të New Jersey-t, ndërsa njihet edhe për
kontributin e tij konkret në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
gjatë luftës.
Për Kabën ka shkruar edhe aktori i njohur shqiptar, Xhevat Limani, i cili e
përshkruan atë si një njeri me arritje të mëdha, por njëkohësisht me një
thjeshtësi dhe fisnikëri që e bëjnë edhe më të veçantë.
“Bëmat dhe veprat e Lirimit janë të shumta, por ai rrezaton fisnikëri
shqiptare me modestinë e tij. Malli për vendlindjen djeg më shumë se zjarri”,
shprehet Limani.
Sipas tij, sa herë që vjen në Strugë, pranë Liqenit dhe brigjeve të Drinit të Zi,
Lirim Kaba gjen qetësinë për të shuar mallin dhe për të forcuar dashurinë
për atdheun.
Takimi mes tyre u mbyll me urimin që të ritakohen sërish, duke dëshmuar se
lidhja me vendlindjen mbetet e fortë pavarësisht viteve dhe suksesit në
Amerikë.(StrugaLajm.com)

