Qeveria e fotografive: Në Dibër ndau çelësat e një projekti të realizuar nga qeveria e kaluar

Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale.

Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.

Vetëm një gjë nuk ua thanë qytetarëve: banesat nuk janë projekt i kësaj Qeverie.

" "

Projekti është përgatitur, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. Këta erdhën në fund, kur gjithçka ishte gati, për të shpërndarë çelësat dhe për t’u fotografuar.

Kjo është mënyra e tyre e qeverisjes gjatë këtyre dy viteve.

Të tjerët i mendojnë projektet i sigurojnë mjetet i fillojnë punimet. Këta vijnë për fotografi.

Prandaj, Qeveria duhet t’i përgjigjet një pyetjeje të thjeshtë:

Cili është projekti që vetë e keni menduar, financuar, nisur dhe përfunduar gjatë këtyre dy viteve?

Por jo projekt të trashëguar prej qeverisë së kaluar apo projekt ku keni ardhur vetëm për të prerë shiritin ose për të shpërndarë çelësat.

Le ta tregojnë një të vetëm.

Familjeve në Dibër ua urojmë banesat.

Por qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta: Qeveria dje nuk promovoi punën e saj. Promovoi edhe një projekt të përfunduar nga të tjerët.

Dy vjet pushtet. Shumë fotografi. Asnjë projekt i tyre.

sqShqip