Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, ka publikuar në Instagram një video të xhiruar nga katet e sipërme të një ndërtese prej nga shihet një pamje panoramike e një pjesë të madhe të Shkupit, njoftoi „360 stepeni“.
Në postim shkruhet shkurt – Shkupi, Maqedonia, është një qytet i bukur. Prandaj, mund të supozohet se ai është apo ka qenë për vizitë në kryeqytetin maqedonas.
Nga Qeveria për „360 stepeni“ thonë se Grenell para dy ditësh, më 29 korrik, ka qenë në një vizitë private në Shkup dhe ka pasur një takimi privat me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
„Ambasadori Grenell më 29 korrik 2026 qëndroi në Shkup në një vizitë private. Në kuadër të qëndrimit të tij u realizua një takim privat me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili u mbajt në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësonte vazhdimin e marrëdhënieve miqësore dhe komunikimit të ndërsjellë“.
Grenell gjatë periudhës së kaluar ka pasur disa takime me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

