Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri prezantoi rzzultatet nëntë mujore duke filluar me Qendrën Sportive dhe Mega Parkun, transmeton portali Lideri.mk.
Ja postimi i plotë i Beqirit:
## 9 MUAJ PUNË, PËRKUSHTIM DHE REZULTATE KONKRETE PËR HARAÇINËN:
* Ka filluar ndërtimi i Qendrës Sportive, e cila përfshin stadiumin kryesor dhe stadiumin për stërvitje.
* Një hapësirë e harruar është duke u shndërruar në një Mega Park modern.
* Së shpejti fillojnë punimet për Sheshin e Dëshmorëve.
* Kanë nisur projektet për rregullimin e shtratit të lumit Orllancë me vlerë 31 milionë denarë dhe të lumit Grushinë.
* U formua Këshilli Lokal Rinor, i pari i këtij lloji në shtet.
* U lansua aplikacioni “NPK Ambienti” për raportimin e parregullsive dhe deponive ilegale.
* U shlyen të gjitha borxhet komunale për familjet e dëshmorëve dhe u liruan nga pagesat e ardhshme.
* Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që jetojnë me një prind u liruan nga pagesat në çerdhe.
* U siguruan vendimet të përhershme pune për punonjësit e çerdhes.
* U sigurua përgatitja e ushqimit në çerdhe.
* U sigurua sigurimi shëndetësor për punonjësit e çerdhes.
* U asfaltua Rruga 14, ndërsa aktualisht po punohet në Rrugën 11, si dhe në Rrugët 1 dhe 2 në fshatin Orllancë, të cilat pritet të asfaltohen shumë shpejt. Gjithashtu, është në proces edhe asfaltimi i Rrugës 2 në fshatin Grushinë.
* U rregulluan kanalizimet dhe po zgjidhet me të vërtetë problemi shumëvjeçar i ndriçimit publik nëpër lagje.
* U themelua Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve.
* U ndërtua stacioni për selektimin e mbeturinave, i pari në nivel shtetëror.
**Vazhdojmë edhe më fuqishëm me projekte të reja…**

