Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH) ka vërtetuar se ende ka mospërputhje në efikasitetin e ndjejkes së mjekimit jashtë vendit, në mënyrë e finacimit/blerjes sël shërbimeve nga instiucionet publike shëndetësore dhe azhurnimin e çmimeve referente për shërbimet shëndetësore, si dhe në azhurnimin e Listës së ilaçeve që bëjnë pjesë në ngarkesë të Fondit.
Siç informon Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), i cili e publikon Raportin për revizion, krahas aktiviteteve të ndërmarra për zbatimin e një pjese të rekomandimeve edhe më tej ekzistojnë dobësi dhe nevojiten përmirësimeve sistematike, sidomos në funksionimin e sistemit IKT dhe kontrollet, të cilat Fondi i zbaton në kryerjen dhe faturimin e shërbimeve shëndetësore.
“Enti Shtetëror i Revizionit kryen auditim të raporteve financiare dhe auditim të harmonizimit të Fondit për sigurim shëndetësor për vitin 2024. Me auditimin e kryer është shprehur mendim me rezervë për shfaqje të duhur dhe objektive të raporteve financiare dhe për harmoniziminh e punës me rregullativën relevante ligjore. Edhe krahas aktiviteteve të ndërmarra për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga revizionet paraprake edhe më tej ekzistojnë dobësi dhe nevojiten përmirësime sistemike. Revizioni thekson se pagesa në kohë e fondeve në bazë të kontributeve nga institucionet kompetente, ndikon mbi likuiditetin e Fondit, me çka është vështirësuar servisimi me kohë i detyrimeve të institucioneve shëndetësore, në kuadër të kompensimeve të kontraktuara”, theksohet në Raport.
Sipas ESHR, përfundimisht me shkurin e vitit 2026, kontributi i paguar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor arrin 8.415.865 mijë denarë (afërsisht 137 milionë euro), me ç’rast vazhdimisht rritet diferenca mes mjeteve të planifikuara dhe realizimit të tyre. Për shkak të mjeteve buxhetore jo mjaftueshëm të siguruara, fondet e papaguara nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kontributetit për personat e pasiguruar, në fund të vitit 2024 arrin 2.136.300 mijë denarë (afërsisht 35 milionë euro).
“Revizioni ka vërtetuar se në funksionimin dhe zhvillimin e sistemit informativ të Fondit edhe më tej ekzistojnë sfida të ndërlidhura me mungesë të dokumenteve strategjike, kapaciteteve jo të mjaftueshme kadrovike, funkionalitetit të pjeshëm të moduleve të veçanta dhe mundësive të kufizuara për përmirësimin e tyre të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, krijimi i sistemit të recetave elektronike është vonuar, kurse kontrollet ekzistuese të sistemit në procesin e lëshimit dhe faturimit të recetave nuk ofrojnë një nivel të mjaftueshëm kontrolli. Dobësitë u identifikuan në kontrollet e zbatuara nga Fondi mbi ofrimin dhe faturimin e shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore. Lidhja jo e plotë e sistemit të informacionit të Fondit me sistemin “Termi Im” dhe mbështetja jo e plotë e IT-së e procesit të monitorimit, llogaritjes dhe pagesës së tarifave të mjekëve të zgjedhur, si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis njësive organizative, mungesa e planifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe numri i pamjaftueshëm i mjekëve-kontrollues kufizojnë fushëveprimin dhe efikasitetin e kontrolleve dhe nuk ofrojnë konfirmim të plotë të shërbimeve shëndetësore të kryera në të vërtetë”, thekson ESHR-ja.
Revizioni konstatoi edhe se në vitin 2024 janë kryer gjithsej 44 kontrolle në institucionet të cilat merren me mbrojtje spitalore shëndetësore, me ç’rast, tek pothuajse gjysma janë konsttauar parregullsi.
“Pjesa më e madhe e kontrolleve bëhen në institucionet publike, përderisa tek spitalet private, ku lartësia e pagesave varet nga vëllimi i shërbimeve të kryera, kontrollet janë të pamjaftueshme. Aktivitetet e filluara për digjitalizim dhe vendosje të modulit softuerik për planifikim të kontrolleve nuk janë kryer për shkak të parakushteve të paplotësuara teknike dhe organizuese. Në fushën e furnizimeve publike, janë konstatuar mangësi në planifikimin dhe zbatimin e furnizimeve TI. Tek 17 nga 20 procedura të reviduara është parashtruar vetëm një ofertë, me ç’rast revizioni tregoi se një pjesë e kushteve dhe kërkesave teknike nuk ishin në përputhje me lëndën e furnizimit, që ndikoi ndaj konkurrencës. Plotësisht, moduli i marrë për pranim dhe kontroll të faturave për sigurim të jashtëm, edhe pse është dërguar dhe pranuar formalisht, nuk është vënë në funksion, sepse nuk u përgjigjet nevojave të punës. Për këtë shkak, dokumentacioni financiar me fondet e huaja edhe më tej përpunohet manualisht, që e ulë efikasitetin e procesit dhe e rritë rrezikun për lëshime dhe mospërditësim”, qëndron në Raport.
Në pjesën e mjekimit jashtë vendit janë konstatuar mangësi lidhur me respektimin e afateve ligjore për vendimmarrje, ndjekje të procedurave dhe evaluim të suksesit të mjekimit.
“Në mënyrë të pamjaftueshme ka pasur edhe kontrolle në procesin e evidentimit dhe mbylljes së mjeteve të paguara si avanse ndaj institucioneve shëdnetësore të huaja, shuma e të cilave vazhdimisht rritet gjatë periudhës së kaluar. Njëherit, përafërsisht gjysma e shumës së përgjithshme të acanseve ka të bëjë me periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2023 për të cilat nuk janë marrë fatura përfundimtare apo nuk është krxyer kthimi i mjeteve. Si çështje kyçe revizore ceket se modeli ekzistues i financimit të institucioneve shëndetësore publike nuk lejon zbatim të plotë të parimit të pagesës sipas shërbimeve të kryera shëndetësore. Fondi, në vend se t’i kompensojë shërbimet e kryera shëndetësore, ka obligim ligjor të sigurojë mjete për funksionim të plotë të të gjitha institucioneve shëndetësore publike, me ç’rast pjesa më e madhe e tyre kanë realizuar vëllim dukshëm më të vogël të shërbimeve në raport me kompensimin e dakorduar. Plotësisht, revizioni e cekë paqartësinë lidhur me epilogun nga procedurat e filluara gjyqësore në të cilat Fondi paraqitet si palë e paditur, si dhe nevoja për përditësim të çmimeve referente për shërbimet shëndetësore, të cialt në pjesën më të madhe janë kosntatuar para më shumë se 10 viteve dhe nuk i pasqyrojnë shpenzimet reale. Është cekur edhe nevoja për përditësim të mëtutjeshëm të Listës së medikamenteve të cilat bien në barrë të Fondit, me qëllim që të harmonizohet me nevojat e sistemit shëndetësor dhe të siguruarit”, theksojnë nga ESHR dhe informojnë se janë dhënë rekomandime për avancim të punës së Fondit.

