Maqedoni

Defaktorizohet Ahmeti, në panikë bën telefonata, por askush s’i ndihmon

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rraguar mbrëmë pas sigurimit të shumicës së re në Kuvend. Në gjendje paniku ai njoftoi se ka bërë telefonata dhe ka tentuar të kontaktojë me figura dhe qendra të ndryshme, por deri më sot askush nuk i ka dalë në ndihmë.

Telefonatat dhe kontatet e kreut të BDI-së kanë rrezultuar pa sukses, ndërsa shumica e re po rritet në vazhdimësi.

“Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.

Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.

Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori”, ka shkruar Ahmeti./in7.tv