KSHZ ndau certifikatat për gjashtë deputetët e rinj në Kuvend
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ua dha certifikatat gjashtë deputetëve të rinj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët që u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.
Pasi Kuvendi e konstatoi përfundimin e mandatit të deputetëve të deritanishëm, KSHZ-ja me shkresë i ka njoftuar personat nga lista e kandidatëve për deputetë, të cilët nga ana e tyre në afatin ligjor e kanë njoftuar Komisionin se e pranojnë mandatin për deputet për pjesën e mbetur të mandatit.
Kështu, në vendin e Timço Mucunski, i cili është zgjedhur kryetar i ri i Komunës së Aerodromit, vjen Toni Jarevski, në vendin e Darko Kostovskin nga VMRO-DPMNE i cili u bë kryetar i Komunës së Butelit, vjen Zoran Kocevski, ndërsa në vendin e kryetarit të ri të Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov do të ulet Dragan Kovaçki.
Kostadin Kostadinovin, i cili është kryetar i ri i Komunës së Strumicës, do ta zëvendësojë Lubica Spaseva, Kirill Pecakov, i cili u bë kryetar i Ohrit, Gracia Bakraçeska, ndërsa Bilall Kasami, i cili u zgjodh kryetar i Tetovës në zgjedhjet lokale, do të zëvendësohet nga Dragolub Filipovski.
Kuvendi sot në seancë plenare do t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj.