Azem Sadiku kalon në ASH, takohet me Selën e Taravarin
Aleanca për Shqiptarët përmes një njoftimi të shkurtë ka bërë të ditur se kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiku kalon në radhët e kësaj partie.
“Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiku, tanimë pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë me të u bashkuan edhe strukturat lokale të cilët nuk pranuan pazare me pushtetin aktual. E drejta dhe e pastërta triumfoi!”, thuhet në njoftimin e ASH-së.