Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka ndërmarrë një aksion humanitar për të ndihmuar xhamitë e Gostivarit në situatën e krijuar me furnizimin me ujë.
Sipas informacioneve, BFI ka siguruar dhe ndarë 1000 tuba me nga 10 litra ujë, të cilat do të shpërndahen në xhamitë e qytetit dhe rrethinës.
Ky donacion vjen në një moment kur qytetarët e Gostivarit po përballen me kufizime lidhur me përdorimin e ujit, ndërsa institucionet dhe organizatat po ndërmarrin masa për të ndihmuar banorët gjatë kësaj situate.
Aksioni synon të sigurojë ujë për nevojat e xhamive dhe besimtarëve deri në normalizimin e plotë të furnizimit me ujë.
"
"

