Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, kanë penguar një tentativë për kontrabandimin e 348 gramëve stoli ari me vlerë 1,3 milionë denarë.

Siç informon Drejtoria e doganave, rasti është zbuluar gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti me të cilin udhëtonin bashkëshortë, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Belgjikë. Në çantën e bashkudhëtares u gjetën 26 copë stoli ari. Ndaj saj, Departamenti i hetimeve pranë Sektorit për kontroll dhe hetime ka ngrit kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit penal.

Gjatë këtij viti janë zbuluar 13 raste të kontrabandimit të arit, ku janë sekuestruar më shumë se 2,5 kilogramë stoli ari dhe monedha ari.

Gjatë këtij viti janë zbuluar 13 raste të kontrabandimit të arit, ku janë sekuestruar më shumë se 2,5 kilogramë stoli ari dhe monedha ari.

" "
sqShqip