Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka doli lideri më i pëlqyer në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në një sondazh të zhvilluar në vendet e Ballkanit, ndërsa është renditur i dyti në Mal të Zi dhe i katërti në Serbi ndër liderët ndaj të cilëve publiku ka pikëpamje më pozitive.

Hulumtimi me titull “Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor” është realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Në këtë anketë ballë për ballë me qytetarët, janë bërë pyetje si: “A mendoni se vendi juaj po ecën në drejtim të duhur apo të gabuar?”; “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet vendi juaj sot?”; “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet Evropa sot?”; “Çfarë lloj njerëzish kemi nevojë të na udhëheqin në të ardhmen?”; “Cilin vend e shihni si aleatin më të rëndësishëm për vendin tuaj?”; dhe “Çfarë mendimi keni për liderët botërorë dhe rajonalë të mëposhtëm – shumë negativ, disi negativ, disi pozitiv apo shumë pozitiv?”.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se problemet kryesore me të cilat përballen vendet e tyre dhe me të cilat qeveritë duhet të merren janë “jeta e shtrenjtë, çmimet e larta, korrupsioni dhe papunësia”.

" "

Në pyetjen “Çfarë mendimi keni për liderët botërorë dhe rajonalë të mëposhtëm?”, presidenti Erdoğan është renditur si lideri ndaj të cilit janë shprehur opinionet më pozitive në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në Kosovë, presidenti Erdogan është renditur i pari me 77 për qind, presidenti amerikan Donald Trump i dyti me 74 për qind dhe pas tyre presidenti kinez Xi Jinping me 16 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut, Erdogan ka kryesuar me 75 për qind, Trump i dyti me 66 për qind dhe presidenti rus Vladimir Putin i treti me 52 për qind.

Në Bosnjë e Hercegovinë, 62 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë mendim pozitiv për presidentin Erdogan, ndërsa Xi ka dalë i dyti me 50 për qind dhe Putin i treti me 42 për qind.

Në Mal të Zi, Xi ka dalë i pari me 57 për qind, ndërsa Erdogan dhe Putin kanë ndarë vendin e dytë me nga 54 për qind, të ndjekur nga Trump me 52 për qind.

Në Serbi, Putini ka dalë i pari me 79 për qind, Xi i dyti me 70 për qind, Trump i treti me 44 për qind, ndërsa Erdoğan ka marrë 38 për qind pikëpamje pozitive.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1164 persona nga Kosova, 1.221 nga Maqedonia e Veriut, 1.219 nga Bosnjë dhe Hercegovina, 1.020 nga Mali i Zi dhe 1.216 nga Serbia.

sqShqip