Kolumna

Agjenda e blertë doli një fijasko si fake news

Shkruan: Ngadhnjim Mehmeti

Zaevi paralajmëroi dorëheqje nëse e humbin Shkupin. Te partitë maqedone vlen parimi kush e ka Shkupin – e ka Maqedoninë. Te partitë shqiptare mejdani matet në Tetovë e Gostivar. Tani që BDI pësoi humbje të thellë në Tetovë dhe Gostivar si asnjëherë në këto 20 vite, mundohet të bëj akrobacione me numra, me fotografi, kinse janë fitues absolut, numërojnë komuna të vogla periferike rurale, etj. Ata kanë përvojë 20 vjeçare dhe janë të vetëdijshëm për humbjen e madhe, por qëllimisht e fusin kokën në zall për ta ngushëlluar veten dhe elektoratin e vet. Fitoret në Tetovë dhe Gostivar nuk ishin fitore të subjekteve të caktuara politike, por ishte fitorja e madhe e votës që dënoi, votës së mllefit të akumuluar, votës kundër papërgjegjësisë, mendjemadhësisë, injorancës e arrogancës karshi votës klienteliste. Agjenda e blertë u doli një fijasko si fake news. Me patika dhe spektakle bajate nuk bëhen këto punë.