Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, një personalitet i respektuar që la gjurmë në gazetari, administratën publike dhe institucionet e shtetit.

Nuri Bajrami do të kujtohet si një njeri me integritet, parime të forta dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në çdo detyrë që ushtroi. Ai ishte ndër bashkëpunëtorët dhe punonjësit më të vlerësuar të “TV2”, ku për rreth një dekadë shërbeu si gazetar dhe kryeredaktor, duke dhënë një kontribut të çmuar në informimin profesional dhe zhvillimin e medias.

Përveç angazhimit në gazetari, Bajrami ishte jurist me profesion ndërsa detyrën e ushtroi për vite të tëra në Komunën e Gostivarit. Më pas, ai kontribuoi edhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku mbajti postin e nënkryetarit, duke u angazhuar për forcimin e integritetit institucional dhe luftën kundër korrupsionit.

Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën e bashkëpunuan me të. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë, ndershmërinë dhe respektin që gëzonte në shoqëri.

" "

Familja Bajrami njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me namazin e ikindisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, të afërmve, miqve dhe kolegëve. U prehtë në paqe.

sqShqip