Ministrja serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Snežana Paunović, ka drejtuar akuza ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Në një intervistë për televizionin serb “Prva”, Paunović e ka quajtur Sveçlën “terrorist”, duke përsëritur pretendime të Serbisë lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka qenë pjesë e forcave që kanë kryer krime”, ka deklaruar Paunović, pa paraqitur prova për pretendimet e saj.
Deklaratat e ministres serbe vijnë pas reagimeve të shumta që shkaktoi përdorimi nga ana e saj i shprehjes “spastrim etnik” në lidhje me Kosovën.
Paunović më pas tha se ndoshta terminologjia e përdorur nuk ishte e duhura dhe se në vend të saj duhej të kishte përdorur fjalën “deportim”, duke pretenduar se kjo do t’i shmangte kritikat ndaj saj.

sqShqip