Sot realizova vizitë në pikën kufitare Tabanoc, një pikë e cila është një arterie kyçe, e cila lidh shtetin tonë me Evropën, ku kryesisht mërgata jonë kalon nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Ajo çka ne vendosëm është që të dalim sot në këtë pikë kufitare, me qëllim që t’iu urojmë mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, mërgatës sonë, e cila është një vlerë shumë e çmuar dhe shumë domethënëse.

Dolëm në vendngjarje për të parë punën e doganierëve tanë, të cilët janë duke bërë një punë me shumë përgjegjësi, me përkushtim dhe me një efikasitet të lartë në kontrollet të cilat janë duke u bërë në mënyrë sa më efikase dhe sa më të shpejtë.

Ajo çka është me rëndësi është të përmendim se Drejtoria e Doganave gjithmonë ka qenë në krye të detyrës. Të gjithë ata që po frekuentojnë, e posaçërisht mërgimtarët, janë duke e kaluar këtë pikë kufitare në mënyrë shumë të qetë, dinjitoze dhe të shpejtë.

" "

Një nga arritjet e rëndësishme të kësaj qeverie është zbatimi i sistemit One Stop Shop në disa pika kufitare, duke përfshirë edhe pikën kufitare të Tabanocit. Ky sistem ka thjeshtuar procedurat e kontrollit kufitar, ka reduktuar kohën e pritjes dhe ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve, veçanërisht gjatë sezonit kur fluksi i udhëtarëve është shumë i lartë.

sqShqip