Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Konstadinovski ka reaguar, për siç tha, gënjeshtrat e pamatura nga ana e politikës.

Sipas tij janë të pavërteta pretendimet e një nënkryetari partie që siç tha, në çdo paraqitje publike akuzon Kostadinovskin se ka vendosur tabelë në Gjykatën Kushtetuese vetëm në maqedonisht. Kostadinovski tha se për këtë duhet të pyetet ish-kryetari i Kushtetueses dhe deputeti i të njejtës parti, duke aluduar për deputetin e BDI-së, Sali Murat.

“Dua të theksoj se si ishte gënjeshtra. I është kujtuar e ka vendosur tabelën me një gjuhë, nuk është ashtu. Deputeti i tyre ku ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2021 e ka vendosur atë tabelë. Unë kam vendosur këtë tabelë. Tani e shihni çfarë perceptimi krijohet mbi parimin se nëse një gënjeshtër thuhet 100 herë do të bëhet e vërtetë. Nuk do të bëhet e vërtetë”, ka deklaruar Kostadinovski.

sqShqip