Vaksinca krenohet me djalin e vet!
Me krenari njoftojmë se bashkëfshatari jonë, Arben Avdili, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandant i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, ka përfundue me sukses studimet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë (Milli Savunma Üniversitesi).
Kjo arritje asht fryt i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme të tij, që e ban krenar familjen, Vaksincën dhe Kosovën.
I urojmë Arbenit shëndet, suksese të tjera dhe mbarësi në rrugëtimin e tij profesional. Vaksinca (fshat i komunës së Likovës/Kumanovës) gjithmonë ka me u krenue me ty!
"
"
(Nga faqja Fshati Vaksincë)

