Kolumna

Në vijën e parë të luftës së ardhshme patjetër duhet të jenë bartësit e funksioneve të larta

Shkruan: Nehat JAHIU

Kam shkruar edhe një ditë tjetër se luftërat kurr nuk kanë qenë të mira, sepse nuk janë dasma, por njerëzit edhe nga dasmat shpesh mërziten dhe lodhen tejmase edhe pse sjellin gëzime individuale, familjare, miqësore etj. Po luftërat nuk sjellin të mira, pos që në to njerëzit derdhin gjak, plagosen, mbeten invalidë, pa gjymtyrë trupore, por edhe mbeten të vrarë në vija të frontit.

Fshatra e qytete shkatrrohen, por pos njerëzve shpend e kafshë vriten që do të thotë luftërat janë shumë të rrezikshme dhe sjellin shumë pasoja. Mu për këtë duhen të dënohen agresorët dhe armiqtë që kërkojnë të vrasin njerëz të pafajshëm. Kush duhet të luftoj? Duhet të luftojnë vetëm ata njerëz mbi të cilët shkilet dinjiteti kombëtar, mohohet e drejta e lirisë, përdoren dhuna, torturohen dhe vriten njerëzit që duan të jetojnë të lire në vendin e tyre ku kanë lindur e ku janë rritur brez pas brezi.

Ata janë të detyruar të luftojnë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, për të mbrojtur moralin familjar etj. Edhe pse në këto vitet e fundit shqiptarëve padashje ju imponuan nga armiku sllav luftë, kështu që shqiptarët u detyruan të marrin armët në duar dhe të luftojnë për mbrojtjen e trojeve të tyre, për të fituar lirinë dhe për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga armiku i cili donte me dhunë ti dëbojë nga trojet e veta duke i torturuar me metodat më çnjerëzore.

Edhe këtu në Maqedoni Veriore(Iliridë) populli shqiptar ishte gjithnjë i përbuzur, i maltretuar, i arrestuar, i burgosur, vetëm e vetëm se ishte shqiptar dhe deshironte të jetë i barabartë me palën tjetër, kështu që pas një dialogimi shumëvjeçar për të mos ardhur deri tek më e keqja u munduan shqiptarët që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ti zgjidhur këto problem, por gjithëçka ishte e kotë dhe në të shumtën e rasteve shqiptarët u rrahën, u maltretuan, u brgosën u përgjakën për flamur, gjuhë, arsimim, liri kombëtare në përgjithësi, kështuqë padashje një ditë nga pushteti sllavo-maqedonas iu imponua shqiptarëve padashje ti rrokin armët në dorë dhe të luftojnë me këtë pushtet për të drejtat e tyre.

Kjo ndodhi gjatë vitit 2001 kur bijtë dhe bijat më të dashura të këtij populli, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Komëtare, rrokën armët për të luftuar për të drejtat e tyre kombëtare. Gjatë kësaj lufte që u përdor i tërë arsenali mbi këtë ushtri të lavdishme dhe ndaj kësaj popullate të pafajshme pësuan shunë vajza e djemë duke u plagosur, mbetur invalidë e disa edhe ranë dëshmorë dhe martirë në altarin e lirisë, por edhe një pjesë e vendbanimeve u shkatërruan tërësisht. Pas përfundimit të kësaj lufte akoma pa u shëruar plagët shumë hajna, karrierista e… që nuk e dinin se çfarë ishte era e barotit vrapuan për të zënë poste në pushtet dhe duke harruar gjakun e atyre që flijuan për liri.

Thonë se shqiptarër shumëherë i kanë fituar betejat në luftëra, por i kanë humbur nga politikanët e shitur për kolltuqe dhe interese personale. Sot po të njejtit matrapazë flasin për luftë, por ama ajo fjala popullore thotë: “Nëse do të bëhem edhe njëherë nuse do të dija se si do të qajë”.

Po them edhe një herë që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe mos të bëhet më luftë, por ama nëse ndodhë që të bëhet nuk do bëhet si ajo e vitit 2001 që luftë të bëhet vetëm në disa vende të banuara me shqiptarë dhe me një numër vajza e djemë të ri. Tani duhet të bëhet pak sa më ndryshe. Që para fillimit të luftës duhen të mbyllen të gjitha hyrjet dhe daljet jashta vendit tonë. Në luftë të përfshihen të gjitha vendet të banuara me poupullatë shqiptare. Në vijën e parë të frontit patjetër që do të jenë udhëheqësit e partive politike dhe strukturat e tyre.

Kësaj lufte nuk mund ti ikin dhe mos të jenë të parët në vijën e zjarrit ata që kanë pasur dhe kanë poste shtetrore dhe që kanë shfrytëzuar benificione politike dhe matriale si në udhëheqjen e poshtetit lokal dhe ate shtetror. Të gjithë ata që paten fatin të shijojnë pushtetin dhe e ngulfatën popullin me korrupcion, hajni e… do të jenë në vijën e pare të frontit të luftës. Të gjitha këta funksionarë më nuk do mund ti ikin bijat dhe bijtë e tyre si në vitin 2001.

Nuk do të mund të ikin dhe ti largojnë nga vendi ku do zhvillohet lufta, por vendi i tyre do të jetë sëbashku me prindrit e tyre ne vijën e zjarrit të luftës që ta ndiejnë dhembjen e familjeve të tyre duke i parë duke derdhur gjak e duke u vrarë e jo sikur deri më tani të luajnë dhe të shkelin mbi gjakun e bijave dhe bijve më të dashur të të tjerëve të cilët dedhën gjak, mbetën invalidë dhe ranë dëshmorë .E këta bijat e bijtë e tyre të rreziteshin në plazhe , të pasurohen me gjakun e atyre që u flijuan për komb e atdhe.

Besoj se kjo kurr më nuk duhet të ju lejohet dhe i tërë populli i të gjitha moshave do të jetë në vijën e frontit, por kuptohet pas atyre që e shfrytëzuan pushtetin në funksione të ndryshme dhe që e plaçkitën këtë popull shumë të përvuajtur. Kjo më kurrën e kurrës nuk duhet të lejohet të ndodhë . Nese ndodhë do të ndodhë në të ardhmën një luftë të cilën nuk e donë askush, por nuk e dua as edhe unë.

Por, nëse imponohet një gjë e tillë vijës së parë të frontit deshtën apo nuk deshtën do ti prinë liderët dhe strukturat e ngushta partiake, ministra z, ministrat, drejtorat, zv. drejtorat etj. Të gjithë ata shqiptarë atdhetarë që mga koha e pluralizmit kishin poste të larta udheheqëse në nivel qendror dhe në ate lokal.

Të gjithë ata me vite të tëra që rrahnin gjoks se ne jemi shpëtimtarë dhe në shërbim të këtij populli të përvuajtur duke e përfaqësuar këtë popull të përvuajtur aq shunë duke pas pozicione ministrash, zv.ministrash, sekretar shtetëror, deputetë, kryetarë komunash, drejtora e nëndrejtora në drejtori të ndryshme, e shume e shumë profesora, magjiustra e doktora shkencash e shumë të tjerë që kanë mbajtur dhe mbajnë poste tjera të larta që nuk mund ti numëroj. Të gjitha kët, do ti prijnë luftës deshën apo nuk deshën.