Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka reaguar pas protestës së organizuar sot nga BDI në Tetovë, duke publikuar një mesazh kritik në rrjetet sociale, përcjrll zyrtare.
Përmes një postimi, Elezi vlerësoi se në protestë morën pjesë persona të privilegjuar, ndërsa ngriti pyetjen nëse motivi i tyre ishte çështja e emrave apo humbja e pozitave.
“Protestojnë të privilegjuarit. Analizoni një nga një dhe pyeteni veten, pse po protestojnë? Vërtet për emrat? Apo për postet që nuk i kanë më?”, ka shkruar Elezi.

