Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje rreth planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë amerikan, i cituar nga portali Axios, pas bisedimeve intensive mes të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, këshilltarit Jared Kushner dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Zyrtari ka thënë se marrëveshja është në prag finalizimi dhe se mbetet vetëm që Hamasi të japë pajtimin e tij.
Trump njoftoi të dielën se pret të finalizojë propozimin gjatë një takimi zyrtar me Netanyahun të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë javës së kaluar, Trump u takua edhe me liderë arabë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ka paraqitur një plan disa pikësh për paqe në Gazë.