Ziadin Sela: Të fala nga populli, rrethoni numrin 6
Kryetari Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, përmes një mesazhi të shkurtë ka bërë thirrje që të dielën të votohet numri gjashtë.
“Zgjedhjet në Maqedoni i ngjajnë një beteje të pabarabartë, ku liria e njerëzve ka kundër regjimin. Por, mrekullia është se pavarësisht të gjithave e keqja nuk e mund dot pushtetin e votës së pastër. Këtë të diel do të kuptohet qartë se çfarë është fuqia votës së atyre që besuan e do të fitojnë. Rrethoni gjashtë dhe të fala nga populli”, thotë në mesazhin e tij kreu i ASH-së, Ziadin Sela.