Maqedoni

Maqedoni, 33 viktima dhe 708 raste të reja me virus

Autoritete shëndetësore në vend gjatë 24 orëve të fundit nga 2.763 teste të kryera kanë regjistruar 708 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 11 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 126.938 raste, prej të cilëve 104.356 janë shëruar, kurse 3.675 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 18.907 raste aktive me virusin korona.