​Avokati i Popullit, Faton Selami, ka hyrë sot në burgun “Burgu i Shkupit” në Shuto Orizare, ku është takuar me udhëheqësinë, por edhe me të dënuarit që janë ankuar për dhunë.

​”Avokati i Popullit, Faton Selami, së bashku me ekipin e Mekanizmit për Kontroll Civil, ka zhvilluar një takim me drejtorin e IPK Burgu i Shkupit, z. Boban Utkovski dhe zëvendësdrejtorin z. Baki Mustafi. Qëllimi i takimit ishte marrja e informacioneve më të detajuara për rrjedhën e bastisjes së djeshme nga pjesëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes të policisë së burgjeve, e cila është nën kompetencën direkte të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve”, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

​Avokati Selami ka biseduar drejtpërdrejt edhe me disa nga të burgosurit.
​Gjithashtu, Avokati i Popullit ka vizituar dhe ka biseduar me një pjesë të të burgosurve që ishin lëndë e bastisjes. Me këtë rast, theksi gjatë vizitës u vura në mënyrën se si kanë vepruar pjesëtarët e kësaj njësie, gjegjësisht nëse gjatë kryerjes së bastisjes janë respektuar procedurat dhe standardet e përcaktuara me aktet sipas të cilave ajo punon, me qëllim që të vërtetohet nëse ka pasur ose jo tejkalim të autorizimeve zyrtare, respektivisht nëse është përdorur forcë e tepërt.

​Gjatë ditës së sotme, ekipi i Mekanizmit për Kontroll Civil do të vazhdojë procesin e hetimit të rastit, ndërsa Avokati i Popullit për konstatimet e tij në periudhën e ardhshme do ta informojë shtesë opinionin për veprimet që ka ndërmarrë dhe që do t’i ndërmarrë në të ardhmen, njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit.

" "
sqShqip