Ejup Berisha
O Edi nuk mund të na ndalosh të hyjmë në Shqipëri Jo jo. Pasiqë ai sa është atëdhe i yti po aq është edhe i yni. Mund të na ndalosh vetëmse të hyjmë në shtepinë tënde, sepse ajo është pronë e ytja personale, dhe aty pa lejen tënde askush nuk mund të futet asesi. Por mbaje mend çfar po të themë në Shqipëri ne mund të futemi sa herë që të duam dhe kur të duam..Duhet ta dishë se ti e udhëheq Qeverinë shqiptare por toka që qeveriset është e të gjithë shqiptarëve. Nëse në të lirshëm mund të shkelin vëllezërit e tu jo-biologjik Aleksandri dhe Gorani, në të akoma më lirshëm duhet të shkelim edhe ne. Pra këte gjë shumë më natyrshëm mund ta bëjnë Ejupi, Muzaferi, Imeri Iseni, Nehati, Adnani, Bekimi dhe Murtezani. Këtyre tre të fundit dje dikush padrejtësishtë nga dogana shqiptare ua paska ndaluar hyrjen e lirë në Shqipëri. Pse e bëri këtë gjë a e keni pyetur atë që e bëri një gjë të tillë o Edi. Pra pse ndodhi kjo punë a mund të na thotë ndojush prej jush atje. Këta vërtetë nuk e përkrahin Ballkanin e Hapur apo Jugosllavinë e re bashkë me Shqiperinë si pjesë përbërëse të saj ashtu siç propozojnë Rusia dhe Serbia. Por për këtë arsye nuk mund të njejtëve tua ndaloni qarkullimin e lire në Shqipëri. Kryeministër më dëgjo mos u merr me metoda autoritare të shek të kaluar. Millosheviqi u përpoq që ti dëbonte shqiptarët nga Kosova në vitin 1999, por e dimë se si përfundoi i njejti, këtë gjë e din edhe vet ti.
Prandaj mos u sill si Pasha e as si Car, ti vërtete je autoritet atje, por aty je për tua hapur dyert edhe vëllezerve të tu të nje gjaku që të hyjnë dhe dalin lirshëm në Shqipëri e anasjelltas e jo për t’ua mbyllur të njejtëve dyert. Ndalimi i djeshëm i deputetit Adnan Azizi dhe i tre bashkudhetateve te tij në kufi është veprim i pashembullt, absurd dhe i pajustifikueshëm o Edi.

