-Me pikëllim të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta, në moshën 59-vjeçare, të mësuesit të matematikës Zaim Mustafa, arsimtar i SHFK “Rilindja” në Llojan-Vaksincë të komunës së Likovës, shkruan Open-TV.

Për vite me radhë, ai ishte i përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të shumtë të nxënësve, duke fituar respektin e kolegëve, nxënësve dhe gjithë komunitetit.

Profesionalizmi, urtësia dhe përkushtimi i tij do të mbeten një kujtim i pashlyeshëm për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të mësojnë prej tij.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, SHFK “Rilindja”, komunitetin e Llojanit dhe arsimin në përgjithësi.

" "

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë të afërmve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për mësuesin Zaim Mustafa. Zoti e mëshiroftë.

sqShqip