Idrizi bëhet kampion shteti, por në vend të tij në europian shkon Pavlov?!
Abdurahim Idrizi, karateist i KK “Makpetrol” nga Shkupi, e ka fituar vendin e parë në kategorinë kumite -60 kg në kampionatin shtetëror për senior 2021, i cili u mbajtë sot në Shkup. Megjithatë, as ky sukses si ka mjaftuar që ai të përfaqësojë Maqedoninë në kampionatin europian, pasi federata ka vendosur që në vend të tij të udhëtojë Emil Pavlov!
Për babain e karateistit Abdurahim Idrizi, Alajdinin kjo është një padrejtësi e madhe. Në një postim në facebook, ai ka shkruar se Federata e ka thyer rregulloren e vet.
Ja postimi i plotë:
“Sot (27.03.2021) në Shkup u zhvillua kampionati shtetëror i Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e seniorëve.
Abdurahim Idrizi, anëtar i K.K. “Makpetroll” nga Shkupi, mbrojti titullin kampion shteti në kategorine kumite -60 kg. Në finale, pas një lufte të shkëlqyer deklasoi kundërshtarin G. Nikollovski me rezultat 3-0.
Për Idrizin ky është titulli i 11 kampion shteti dhe i dyti radhazi si senior në këtë kategori.
Edhe pse sipas regullores të KFM-së kampioni duhet të përfaqësojë shtetin në kampionat europian, kur është në pyetje një shqiptar si Abdurahim Idrizi nuk do të vlejë. Në vend të tij në europian do të udhëtojë Emil Pavllov. Këtë vendim e ka marrë federata pa fije turpi, madje as duke u mërzitur që thyejnë rregulloren e vet.
Kërkojmë nga mediat që të raportojnë për këtë skandal dhe diskriminim, ndërsa federata ta përmirësojë gabimin që e ka bërë me vetëdije.”