Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të mërgimtarit Rrahman Maksuti nga fshati Tuhin i Kërçovës. I ndjeri për vite me radhë dha një kontribut të çmuar dhe të pashlyeshëm si përfaqësues i Xhamisë Kërçova, duke lënë pas kujtime të mira dhe një veprimtari të çmuar në shërbim të komunitetit.
Kryesia e Xhamisë Kërçova, në emër të kryesisë, imamit dhe të gjithë anëtarëve, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Maksuti, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

