Iniciatori i protestave për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar sërish, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe ndryshimin e afateve të premtuara nga institucionet.

POV: të premtuan zgjidhje për 1 javë. Tani thonë 6+ muaj. 

Ndërkohë gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë = qindra të rinj që presin.

Dhe “zgjidhja” e re? Gjysma shqip, gjysma maqedonisht.
As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë — është e drejtë e mohuar.

" "

Kërkesa jonë s’ka ndryshuar dhe s’ndryshon:
 Zbatim i plotë dhe i menjëhershëm i Ligjit të Gjuhës
 Provimet TËRËSISHT në shqip
 Pa zvarritje, pa premtime boshe

FOL SHQIP O TAJ! 

sqShqip