Pas ndalesës në kufi nga ana e pushtetit të Edi Ramës, ka reaguar deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi duke thënë se nuk e tremb asnjë pushtet, e aq më pak siç tha, “këta të ‘Open Ballkanit'”.
“Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin. Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, ka shkruar Azizi.
Sipas tij, Shqipëria nuk është pronë e askujt, ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, “pavarësisht se kush qeveris në Tiranë”.
“Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!” ka thënë deputeti Azizi.
"
"

