Vdes Agim Lluka, njëri nga drejtuesit e Korporatës Dukagjini
Agim Lluka, njëri nga drejtuesit e Korporatës Dukagjini, ka vdekur sot pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Ai ishte që nga fillimi një ndër drejtuesit e kësaj korporate, përfshirë edhe RTV Dukagjinin.
Agim Lluka ka lindur në Pejë në vitin 1961 dhe është vëllai i presidentit të Korporatës Dukagjini Ekrem Lluka.
Lluka ka pasë një rol të madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore dhe kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën “Dukagjini” në shërbim të institucioneve të Kosovës edhe gjatë kohës së okupimit.
Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit derisa shquhej si mbështetës i librit me shtëpitë botuese që janë pjesë e korporatës.