May 15, 2024
Kosovë

Dolli për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Osmani: Po festojmë këtë ditë historike

Dolli për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Osmani: Po festojmë këtë ditë historike
Para 31 min
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur ditë historike anëtarësimin e Suedisë në NATO, teksa ka publikuar pamje duke ngre dolli në ambasadën suedeze në vendin tonë.

Osmani ka thënë se “së bashku me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, miq e aleatë të tjerë, ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia iu bashkua NATO-s zyrtarisht”.

“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim të enjten në Shtetet e Bashkuara.

Suedia hyn zyrtarisht në NATO – goditje strategjike për Rusinë
Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “frymëzuesit” e Suedisë.