Lora, 23 vjeçe, bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre, lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë dhe për të realizuar një ëndërr familjare.

Në fshatin Zgatar të Dragashit ata ndërtuan një kamping modern në pronën e familjes, duke krijuar një hapësirë që sot pret vizitorë nga vende të ndryshme.

“Nuk jemi penduar asnjë ditë”, thotë Lora, e cila tregon se jeta pranë natyrës dhe familjes u ka sjellë më shumë qetësi dhe lumturi.

sqShqip