Lajmet e reja

Zaev: Arsovska është konsulle hungareze dhe shtetase e Bullgarisë

“Danella Arsovska është përcaktuar të jetë konsulle nderi hungareze, të jetë urë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë dhe të përfaqësojë një shtet tjetër, tash del se është shtetase e një shteti të tretë. Kjo megjithatë është shumë dhe madje edhe kandidohet edhe për kryetar”. Këtë sot në mëngjes e deklaroi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “Në brifingun e mëngjesit”.

Zaev më tej tha se e vërteton se Arsovska është shtetase e Bullgarisë.

“Kjo është çështje shumë serioze. Ajo nuk e mohon. Nuk ka asnjë mohim të qartë. E vërteta do të dalë deri në fund. Në Shkup zgjidhet kryetar komune, në Bullgari zgjidhet (kmet) kryetar komune. Në vitin 1941 Shkupi ka pasur “kmet”, por tani zgjedhim kryetar komune. Unë pretendoj se edhe Danela Arsovska është edhe shtetase e Bullgarisë. Problemi është politik, etik, i pandershëm. Duhet të njoftojë qytetarët” tha mes tjerash Zaev.