Rajon - Botë

Sulm me thikë në një restorant në Vjenë, plagosen katër persona

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, Austri, pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” një motiv të mundshëm politik apo fetar.

Sipas mediave vendase, një 35-vjeçar austriak, ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite, ka kapur një thikë dhe ka sulmuar klientët, të cilët nxituan të largoheshin.

Autori ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është imobilizuar nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 35-vjeçari fliste në mënyrë jo koherente. “Një motiv politik apo fetar nuk konsiderohet i mundshëm”, tha një zëdhënës i policisë. g.v