Maqedoni

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 115-të miratoi masa të reja të cilat vijnë me propozim të Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Nga Qeveria njoftojnë se lejohet organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, kurseve, mbledhjeve, punëtorive konferencave në pjesën e mbyllur me 50% të kapacitetit të hapësirës. Po ashtu lejohet edhe puna e bareve dhe klubeve të natës, diskotekave si dhe objektet hotelerike që janë të regjistruara për festa (festa, dasma, ditëlindje etj), në pjesën e mbyllur me 50% të kapacitetit të hapësirës.

“Deri më 14 nëntor 2021 nevojitet vërtetim për vaksinim nga coronavirusi me të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa nga 15 nëntori do të kërkohet doza e dytë e vaksinimit ose certifikatë se je infektuar në 45 ditët e fundit”, thonë nga Qeveria.

Në pajtim më këto vendi, Qeveria solli vendim për ndryshimin dhe plotësimit e Vendimit për rekomandime parandaluese, protokolle, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga coronavirusi.