Gazetarja Nora Kaliqi është emëruar U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në Radiotelevizionin e Maqedonisë (MRT).

Lajmin e bëri të ditur vetë Kaliqi përmes një postimi publik, ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga menaxhmenti dhe mbështetjen e Këshillit Programor.

“Çdo fillim i ri sjell përgjegjësi edhe më të madhe. Mirënjohëse që nis këtë kapitull të ri si U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik”, shkroi ajo.

Sipas saj, MRT është institucioni ku është formësuar profesionalisht, prandaj këtë emërim e konsideron një përgjegjësi të veçantë.

" "

Kaliqi falënderoi të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj profesional, duke theksuar se çdo përvojë dhe sfidë ka ndikuar në arritjen e këtij momenti.

Ajo u shpreh e motivuar që së bashku me ekipin të vazhdojë punën me profesionalizëm, integritet dhe vizion, gjithmonë në shërbim të publikut, ndërsa mesazhin e përmbylli me fjalët: “Më e mira ende nuk ka ardhur.”

sqShqip