Maqedoni

Qeveria nuk ka ndërmend të heqë taksën prej 3,5 denarësh mbi derivatet

Qeveria nuk planifikon të heq dorë nga taksa e re e paralajmëruar, me të cilën planifikohet shtrenjtimi i karburantit për 3,5 denarë pa TVSH. Propozim- ligji është në procedurë parlamentare dhe pritet pas mbarimit të procesit zgjedhor të kalojë për shqyrtim para deputetëve. Duke pasur parasysh krizën energjetike me të cilën tashmë ka rritje të çmimeve të karburanteve, por edhe të rrymës, nga Ministria e Mjedisit Jetësor thonë se për momentin nuk mendojnë për pezullimin ose tërheqjen e këtij propozim-ligji.

Ministria e Ekologjisë

“Për momentin nuk ka asnjë indikacion se është duke u shqyrtuar mundësia e tërheqjes së ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Ekologji, ku propozohet kompensimi për derivatet e naftës, por kjo nuk do të thotë se nëse vlerësohet se nevojitet një ndërhyrje e tillë, nuk do të bëhet. Parashtruese e ndryshimeve në ligj është Qeveria. Kur dhe nëse do të pranohet, dhe nëse do të pësojë ndryshime ose nuk do të miratohet varet nga deputetët. “

Te ne me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës çmimi i Eurosuper 95 është 76,50 denarë, Eurosuper 98 për 78,50 denarë dhe dizeli 68,50 denarë. Ndërkohë, për të shtatën javë radhazi çmimi i naftës është rritur në bursat botërore, duke arritur në 85.53 dollarë për fuçi, që është çmimi më i lartë i regjistruar në tre vitet e fundit. Autoritetet kanë paralajmëruar taksën ekologjike, si masë për të mbledhur para në buxhet për investime në resurset e rinovueshme të energjisë. Por, pavarësisht njoftimeve nga Qeveria se ato do të riorientohen në burime alternative të energjisë, për shkak të kufizimeve në nivel global, tani do të prokurohen një milion e dyqind mijë ton qymyr. Qymyri konsiderohet jo ekologjik dhe nuk është ndër burimet e rinovueshme të energjisë.

Andrea Çobanova