Mjeku nga Tetova, Visar Miftari, duket se i është bashkuar Bilall Kasamit në VLEN. Komuna e Tetovës nëpërmjet një publikimi njoftoi për takimin e kryetarit Bilall Kasami me doktor Miftarin, ndërsa në Tetovë tashmë po flitet se Visar Miftari i bashkohet VLEN-it.

Miftari ka qenë njeriu më i rëndësishëm dhe më me peshë i ASH-së së Arben Taravarit në Tetovë.

Njohësit e rrethanave thonë se ai kontrollon shumicën e votave të ASH-së në këtë qytet.

Visar Miftari është neurolog i njohur që shërben pacientët në Spitalin e Tetovës.

sqShqip