Sot pata kënaqësinë ta mirëpres Rudina Aliun, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë, njoftoi kryetari i komunës Çair dhe bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti.

“Çairi vazhdon të nxjerrë kampionë. Rudina është një nga ata. Çdo sukses i sportistëve tanë është fitore për të gjithë ne. Është emri i Çairit dhe i shqiptarëve që prezantohet denjësisht në skenën botërore.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë sportistëve tanë, sepse investimi te të rinjtë është investim në krenarinë e së nesërmes.

Urime, Rudina! Uroj që kjo medalje të jetë vetëm njëra nga shumë të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Mexhiti pas takimit me Rudina Aliun.

sqShqip