Përqafimi vllazëror i Hienave, në dëm të Struganëve
Si na thoshte “Ramiz patrioti” dhe argatet e tij:” jemi vet në garë dhe kemi fituar vet”.
Një gënjeshtër kjo që mori fund si te gjithe gënjeshtrat dhe abuzimet që kanë ndodhur në Strugë ndër vite
LSDM e Zoranit u celebrua me BDI-në e Ramizit në dëm të Struganëve.
Ky celebrim nuk ka te bej me avansimin e qytetit të Strugës dhe me këtë permisimin e gjëndjes socialo-ekonomike të Struganëve, ky celebrimi eshte vazhdimi i keqpërdorimit dhe rrenimit të resurseve që zoti ja ka bekuar Strugës.
Perderisa ai njëri ( Zorani) thotë që milionin e parë e bëra duke shitur speca, tjetri (Ramizi) deklarohet se nuk i takon “një veziri” te tipit Ramiz Merko të ec me një veture modeste siç është Skoda, se vezirin mund ta lërë në rrugë.
Komuna e zhytur në borxhe, me shumë rrezik drejt falimentimit total.
Kësaj pune i thuen ne gjuhen tonë popullore
“Struga digjet, Ramizi dhe Zorani krifen”
A duan qytetarët Struganë dhe qytetarët në RMV që regjioni i liqenit të Ohrit ta humbe statusin e UNESCO?!
Apo duan të urzurpohet toka publike nga ato të cilët bëjnë ç’mos për të shatazhuar, kërcënuar dhe manipuluar qytetarët.
A s’kane disa Struganë aq dinjitet që votën e tyre e shesin?
Që 20 vjet në vend të progresit dhe zhvillimit, BDI na ka bërë për buken e gojes ta shesim voten tonë.
Struga qyteti piktoresk është botërisht i përmendur për krimin e organizuar, prej te trafiku me lendet narkotike, deri te fajdexhintë nën obrellen dhe mbrojtjen e partisë në pushtet BDI-së.
Ky realitet duhet të ndryshojë dhe këtë mund ta beni ju qytetarët Struganë pa dallim feje dhe perkatsie etnike.
Opozita edhe parnerët tjerë të pa përfillshëm të koalicionit LSDM-BDI duhet të bashkohen, e të përkrahin pa kushte secilin kandidat të opozites që është në balotazh kundër “çlirimtarve të 2001” .
Tja fillojme nga Struga deri në Shkup.
Premtim Dema