Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, e ka akuzuar BDI-në se po i bën shërbime VMRO-DPMNE-së.
“BDI ia bëri kuorumin VMRO-së për kontrabandimin e Kodit Zgjedhor”, ka akuzuar Apasiev në rrjetet sociale.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga përfaqësues të VLEN, që kanë komentuar këtë qëndrim të Apasievit.
“Perçahen BDI dhe Levica, bashkpunëtoret e zgjedhjeve komunale”, kanë komentuar nga VLEN për portalin Lideri.mk, duke rikujtuar informatat për bashkëpunim në disa komuna mes partisë së Ahmetit dhe Apasievit.
Edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, para gjashtë muajve në një konferencë për media pat deklaruar se bashkëpunimi mes Levicës dhe BDI-së është i dukshëm dhe i pamohueshëm, duke theksuar se të dyja partitë po funksionojnë së bashku.
“Levicën e pamë se me kë u ul në tavolinë. Është e dukshme se janë nën ndikim të qeverisë. Pasi që u ulën Levica dhe BDI, është e ditur se çfarë bëjnë”, pat deklaruar Filipçe në janar, duke komentuar takimin e liderëve të cilin e pat bojkotuar LSDM.


