Lucko, 090711. Na naplatnim kucicama Lucko velika je kolona vozila iz smjera Maribora prema jugu. U smjeru Zagreba nije pojacan promet. Foto: Tomislav Kristo / CROPIX

Pensionistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që udhëtojnë nga Zvicra drejt vendlindjes po raportojnë për kontrolle më të shpeshta nga autoritetet serbe, si në pikat kufitare ashtu edhe në disa segmente të autostradave.

Sipas kontrollet janë përqendruar veçanërisht te automjetet me targa zvicerane dhe autobusët, me dyshimin se udhëtarët mund të transportojnë shuma të mëdha parash në dorë, tërhequr nga fondet e pensionit ose sigurimet shëndetësore.

Një pensionist ka deklaruar se, pasi u kontrollua në pikën kufitare në Batrovc, ai dhe bashkëshortja e tij u ndaluan sërish për kontroll edhe në një pikë pagese rrugore brenda territorit të Serbisë.

Autoritetet rikujtojnë se çdo person mund të mbajë deri në 10.000 euro para të gatshme pa detyrim deklarimi. Për shuma mbi këtë kufi, deklarimi në hyrje në Serbi është i detyrueshëm. Mosdeklarimi mund të çojë në konfiskimin e parave, sipas legjislacionit në fuqi.

Për të shmangur problemet gjatë udhëtimit, këshillohet që shumat e mëdha të transferohen përmes bankave ose, nëse transportohen fizikisht, të deklarohen në kufi në përputhje me rregullat doganore.

sqShqip