Taravari: Po punojmë për të krijuar shumicë të re parlamentare
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se partitë opozitare po punojnë për të krijuar shumicë të re parlamentare, por pa dhënë më shumë detaje për këtë temë.
Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Taravari tha se bashkëpunimi me “Alternativën” funksionon pa probleme, ndërsa për mbështetjen eventuale të Bilall Kasamit në Tetovë, njoftoi se do të vendoset pas takimit Sela-Gashi.