Maqedoni

Çka po ndodh në Kumanovë? Bëhen bashkë flamuri shqiptar dhe ai serb!(Foto)

Një fotografi të perbashket kanë postuar në Facebook dy Shoqata kulturore Artistike, ajo nga Sllupçani dhe ajo nga Bujanoci. Në forografi vërehen flamuri shqiptar dhe ai serb. Të dy shoqatat po marin pjesë në Festivalin Ballkanik të Kumanovës, kurse ideja për fotografi të përbashkët ka qenë e aktivistit politik nga Sllupçani, Hadi Osmani, shkruan Lideri.mk.
Osmani thotë se Sllupçani e ka dëshmuar veten në luftë dhe se tani është koha e paqes.
“ Kur ishte koha e luftës ishim të parët. Tash erdhi koha e paqes dhe Kulturës dhe prapë jemi të parët. Sllupçani meriton respekt. Ideja ishte e imja”, shkruan Osmani në Facebook.