Hoxha: Qeveri me Levicën antiamerikane dhe antishqiptare nuk do të ketë
Sekretari gjeneral, njëherit edhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në prononcimin e tij para mediave ka thënë se Lëvizja Besa asnjëherë nuk do të bashkëqeveris me një parti antiamerikane dhe antishqiptare, siç është Levica.
“Shumicën e re e vendosin qytetarët vendosin përmes zgjedhjeve parlamentare, unë e them tash për herë të parë se shumicë të re parlamentare me vota që varen nga një parti siç është Levica, e cila ka në programin e saj taksativisht qasje antiamerikane, antishqiptare ne nuk mund të hyjmë të bisedojmë dhe nuk mund të lejojmë që një qeverisje e tillë të mvaret nga një parti e cila është desktruktive dhe e cila dihet se në çfarë kahje do ta shpjerë shtetin”, ka thënë Hoxha.