Protesta e thirrur nga BDI në Tetovë nuk arriti të mobilizojë numrin e qytetarëve që pritej nga partia.

Sipas pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes, pjesëmarrja rezultoi dukshëm më e ulët se pritshmëritë, ndërsa vërehet se një pjesë e konsiderueshme e të pranishmëve janë të ardhur nga qytete të tjera, e jo nga Tetova. Kjo ka nxitur reagime se protesta nuk gjeti mbështetjen e pritur te qytetarët e Tetovës.

BDI e kishte paralajmëruar protestën si reagim ndaj vendimit për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar.

sqShqip