Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar për informacione shqetësuese lidhur me mundësinë e incidenteve gjatë protestës së paralajmëruar sonte në Tetovë.

Përmes një reagimi publik, Durmishi tha se gjatë natës së kaluar dhe gjatë ditës së sotme kanë pranuar informacione për “skenare të errëta” që, sipas tij, po përgatiten kundër Tetovës.

“Sipas këtyre informacioneve, persona të caktuar që do të vijnë sot në Tetovë do të përpiqen të shkaktojnë incidente, me demolimin e objekteve publike, përleshje me Policinë ose incidente ndëretnike në lagjet e Tetovës”, ka deklaruar ministri.

Por i menjëhershëm ka qenël reagimi i Bajram Rexhepit nga BDI duke e udhëzuar ministrin Durmishi që ato informacione ti paraqes në organet e rendit e jo siç tha ai të mbrojë sigurinë publike në rrjetet sociale.

Nëse një ministër i Qeverisë vërtet disponon informacione të tilla, atëherë ai ka një detyrim ligjor, institucional dhe moral: t’i paraqesë ato menjëherë pranë organeve kompetente, bashkë me çdo indicie, provë apo informacion që ka në dispozicion. Siguria publike nuk mbrohet me statuse në rrjetet sociale, por me veprim institucional. Nëse informacionet ekzistojnë, ato duhet t’i dorëzohen Policisë dhe Prokurorisë, që të na mundësohet të ushtrojmë të drejtën tonë të protestës pa pengesa’’, ka reaguar Rexhepi

Meqë deklarata të tilla bëhen pa prova dhe pa u përcjellë tek institucionet kompetente, Rexhepo shton se , atëherë lind pyetja legjitime: cili është qëllimi? Të informohet opinioni apo të krijohet frikë? Të mbrohet rendi publik apo të dekurajohet pjesëmarrja në një protestë qytetare dhe paqësore?

‘’Protesta jonë është shpallur qartë si marsh paqësor. Ne presim pjesëmarrjen e grave, të moshuarve, të rinjve dhe fëmijëve’’, ka përfunduar reagimin Bajram Rexhepi

sqShqip