A është e rastësishme afërsia e deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Ballës, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin?

Balla, i cili i ka shpallur “luftë” disa ish-pjesëtarë të UÇK-së nga Shqipëria dhe ka tentuar të kundërshtojë protestat ndaj qeverisjes së Edi Ramës në Tiranë, po shihet gjithnjë e më shumë si i afërt me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Këtë përshtypje e ka forcuar edhe fakti që ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një nga fjalimet e Ahmetit, një veprim që është konsideruar i pazakontë.

Por çfarë e lidh Taulant Ballën me Ali Ahmetin? A mund të jetë kjo kompania “Pe-Vla-Ku”?

Njëri prej aksionarëve të kësaj kompanie paraqitet si bashkëpunëtor i afërt i familjes Balla, fakt që, sipas pretendimeve të publikuara, është evidentuar edhe nga SPAK-u. Nga ana tjetër, ai konsiderohet i afërt edhe me familjen Ahmeti, pasi kompania në fjalë rezulton bashkëpronare në blerjen e Qendrës Tregtare “Soravia” në Shkup, e cila u ble nga Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit.

sqShqip