“U jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese”, kështu tha në Click Plus deputetja Ilire Dauti kur u pyet për epitetin luaneshë që ia dhanë qytetarët që siç tha, është një formë që ata përkrahin politikat e tyre dhe tregojnë mbështetjen. Gjatë debatit, Dauti pati kritika ndaj pushtetit për çështje të caktuara, e në lidhje me këtë reagoi deputetja e VELN Saranda Imeri, që tha se Dauti u bë deputete falë votave të BDI-së dhe merreshin vetëm me kthimin e Gruevskit nga Hungaria dhe të votojnë ligjin e “branitellave”. Imeri ironizoi duke thënë “Punë të mbarë, “luaneshë””
“E shoh se sonte Ilirja qenka vërsulur shumë ndaj VLEN-it.
Unë vetëm mund t’i them se, përveç faktit që mandatin e mori falë BDI-së, pasi në zgjedhjet e fundit kishte vetëm 777 vota bashkë me kryetarin e saj, e vetmja gjë që ajo dhe ministri i saj i Drejtësisë bënë ishte të merren me kthimin e Gruevskit nga Hungaria dhe të votojnë ligjin e “branitellave”.
Punë të mbarë, “luaneshë””, ka shkruar Saranda Imeri në Facebook

