Mërgata shqiptare ndërton xhami në Zvicër (FOTO)
Mërgata shqiptare gjithmonë janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme. Janë afër shqiptarëve kurdoherë, e sidomos kur ata janë në nevoj. Një numër i madh i raseve që kishin nevojë për ndihmë për shkak të sëmundjeve ose që nuk kishin gjërat elementare për jetesë, u ndihmuan nga mërgata shqiptare.
Por këtë herë më ndryshe. Shqiptarët që jetojnë në Zvicër kanë ndërtuar një xhami.
Xhamia ndodhet në kantonin Thurgau dhe është xhamia më e re në Zvicër.
Hapja solemne u bë ditën e hënë, më 22.03.2021, në namazin e sabahut.
Por përshkak të situatës me pandemi, hapja solemne u bë me një numër të caktuar te xhematit.